Kosova
Challendes flet pas fitores, përkundër rezultatit tregon pikat e dobëta të Kosovës
Pas ndeshjes miqësore mes Kosovës e Lituanisë dhe shkëlqimit të kombëtares së Kosovës e cila shënoi 4 gola ndaj kundërshtarit është deklaruar trajneri Bernard Challandes.
”Unë mendoj se duhet të fillonim me një ndeshje të mirë, pas një periudhe të keqe. Mendoj se kjo fitore është shumë e rëndësishme. Bëmë një lojë shumë interesante, ofensive, por nuk jam krejtësisht i kënaqur me mbrojtjen tonë, jo me mbrojtjen në veçanti”, deklaroi ai.
Megjithatë, Challendes tha se në këtë lojë iu dhanë shumë mundësi kundërshtarit, andaj sipas tij në përballjen e ardhshme me Suedinë duhet të ndryshojnë në mbrojtjwe.
“Kështu nuk mund të luajmë kundër Suedisë, ata luajnë më shumë me topin. Duhet të bëjmë më shumë qartazi, sidomos në fazën e mbrojtjes. Ne kemi humbur gjithashtu disa topa të panevojshëm, herë-herë ishte më shumë tiki-taka, herë-herë loja shumë e qetë”, tha Challendes duke theksuar domosdoshmërinë që në lojë të aktivizohen të gjithë lojtarët.
“Raste patën të gjithë lojtarët, ne duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë një të ardhme”, theksoi ai.
“Në përgjithësi ishte një ndeshje pozitive”, u shpreh në fund Challandes
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












