Lajme
Çifti më i vjetër në botë feston 80-vjetorin e martesës
Një çift nga Texasi me moshë të kombinuar prej 211 vjetësh është emërtuar si çifti më i vjetër në botë nga Libri Guinness i Rekordeve.
Njoftimi vjen një muaj para se John Henderson, 106 vjeç, dhe Charlotte, 105 vjeçe nga Travis County, të festojnë 80-vjetorin e tyre të martesës më 15 dhjetor, shkruan Daily Mail.
Kur çifti kanë lidhur kurorë, ishte gjatë Depresionit të Madh në vitin 1939.
Kohët kanë ndryshuar shumë që nga atëherë, por dashuria e tyre ka qëndruar e njëjtë në testin e kohës, transmeton KultPlus, përcjell albinfo.ch.
Dhe ku qendron sekreti i jetës së gjatë dhe martesës së lumtur?
Jetoni jetën në përmbajtje dhe tregohuni i përzemërt me gruan tënde”, ka thënë John për CNN.
Çifti është takuar në vitin 1934 gjatë studimeve në Universitetin e Texasit. Johni ishte mbrojtës në ekipin e universitetit të futbollit, ndërsa Charlotte mësonte për t’u bërë mësimdhënëse.
Në fakt, Johni tani është futbollisti më i vjetër i gjallë i Universitetit të Texasit dhe çdo vit merr pjesë në së paku një lojë, një traditë që ai e ruan për 84 vjet.
Ata janë ende të shëndetshëm dhe John bën një regjim ushtrimesh çdo ditë.
Në vitin 2009 çifti është shpërngulur në Longhorn Village, një kompleks për të moshuarit.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














