Lajme
Ciklonet së shpejti mund të shkatërrojnë Evropën
Është ky paralajmërimi i frikshëm i bërë nga meteoroligia Nadia Bloemendaal.
Ajo ka mbledhur të dhëna për motin ekstrem në rajonet e Amerikës Latine, Azisë, Afrikës dhe zbulon tendencat që mund të formësojnë jetën në Evropë në 50 vitet e ardhshme.
Puna e Bloemendaal kombinon meteorologjinë, matematikën dhe fizikën për të prodhuar pamjen reale të ndryshimit të motit.
Bloemendaal ka zhvilluar sistemin e saj të paralajmërimit të hershëm të ciklonit për rajonet e Amerikës Latine, Azisë e Afrikës, ndërsa moti ekstrem në Evropë së fundmi mund të jetë një shenjë paralajmëruese e atyre gjërave që do të vijnë!
Në korrik përmbytjet goditën Gjermaninë dhe Belgjikën, duke vrarë të paktën 180 persona, por paralajmërimet e stuhisë i lejuan Holandës të shmangë viktimat. Këto stuhi ishin një sinjal i qartë se Evropa duhet të fillojë të përshtatet me motin ekstrem, duke krijuar “sisteme paralajmëruese të hershme dhe komunikim adekuat, që mund të shpëtojnë jetë”, thotë Bloemendaal.
Shikoni ndryshimet klimatike si lëndë djegës për ciklonet tropikale dhe nëse uji i detit arrin në një temperaturë prej 30 gradë Celcius kjo është një lloj ‘karburant cikloni’.
“Ndryshimi i klimës është lënda djegëse për ciklonin tropikal. Nëse do të kemi ujë 30 gradë celsius është shumë ‘karburant’ për ciklonet tropikale që do të vazhdojnë të intesifikohen”, thotë Bloemendaal, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Skenari do të përkeqësohet me rritjen e temperaturave dhe rritjen e nivelit të detit në jug. Efekti i kësaj mund të jenë temperaturat në rajonet veriore bregdetare që arrijnë deri në 27 gradë Celsius. Bazuar në shkencën që po sheh, Bloemendaal thotë se pjesë të botës që nuk shohin ciklone tropikale tani, mund t’i shohin ato në 30 deri në 50 vitet e ardhshme.
Ajo shton se ne tashmë po përjetojmë efektet e ndryshimit të klimës në Evropë, duke argumentuar se bazuar në të dhënat shkencore që ajo po sheh, bota ka vetëm disa vjet për të ndaluar përparimin e saj.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se dega në Zvicër e...
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla
-
Si mund të ndikojnë tek ju dy referendumet vendimtare të sigurimeve shëndetësore në Zvicër?
-
Bujtinat e të rinjve në Zvicër kanë shënuar rekord netqëndrimi në vitin 2023
-
Zvicër: Gjobiten rëndë dy shoferë, pasi postuan videot në rrjetet sociale