Lajme
Cila bankë komerciale kërkon të futet në tregun e Kosovës?
Në mbledhjen e sotme të Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore të Kosovës u bë miratimi paraprak i kërkesës nga subjekti “Banka Credins Kosovë” për licencim si bankë në vendin tonë.
Në mbledhjen e sotme të Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore të Kosovës u bë miratimi paraprak i kërkesës nga subjekti “Banka Credins Kosovë” për licencim si bankë në vendin tonë.
Kërkesa për licencim nga “Banka Credins Kosovë” e dorëzuar në BQK gjatë këtij viti është vlerësuar pozitivisht, duke u bazuar në kërkesat e Ligjit për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare dhe të Rregullores për Licencimin e Bankave dhe Degëve të Bankave të Huaja.
Subjekti “Banka Credins Kosovë” ka paraparë të ofrojë në tregun bankar të vendit tonë një gamë të gjerë të shërbimeve bankare bashkëkohore me kushte konkurruese. Themelues dhe aksionar i vetëm i saj është “Banka Credins Sh.A.” nga Shqipëria, e cila operon nga viti 2003 dhe është një prej bankave më të mëdha, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Gjatë periudhës së ardhshme konform legjislacionit në fuqi, subjekti “Banka Credins Kosovë” duhet t’i plotësojë të gjitha kushtet e përcaktuara ligjore për fillimin e operacioneve të saj.
Rrjedhimisht, me përcaktimin afirmativ të Bankës Qendrore rreth plotësimit të këtyre kushteve, subjekti “Banka Credins Kosovë” kualifikohet që potencialisht të marrë licencën për të operuar si bankë e re në vendin tonë, gjë për të cilën opinioni publik do të informohet me kohë.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave Kantoni më i shtrenjtë në Zvicër po kërkon më shumë transparencë në tregun e banesave... -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht?















