Kuriozitete

Cilat gjëra janë më të rëndësishme se paratë

Si sipërmarrës, ti i kushton shumë kohë dhe energji biznesit jo vetëm për të bërë sasi të mëdha parash

Sigurimi i parave është jetësore për ty dhe ekipin tënd që varen nga ty për sigurimin e jetesës, transmeton Scan.

Por disa gjëra janë më të rëndësishme se paratë dhe injorimi i tyre do t’i bëjë paratë të pavlefshme, përcjell albinfo.ch.

Ja cilat janë 5 gjërat që duhet të kesh prioritet në përditshmërinë rëndë:

Besimi yt

Kjo nuk ka të bëjë me besimin fetar, edhe pse mund të jetë pjesë e tij. Besimi për të cili po flas është besimi që ke në vete, në ëndrrat e tua dhe biznesin tënd. Pa këtë besim, nuk ka rëndësi se sa i mirë është produkti apo shërbimi që ti ofron.

Kam parë që dyshimet shkatërrojnë biznese që mund të kishin ndryshuar botën. Kur të duket sikur çdokush do të përfitojë nga ty, është e vështrirë që të mbash besimin.

Por në një moment që humbet besimin në biznesin tënd, ose mendon se ëndrra është pak më shumë ose mendon se dikush tjetër do t’i bënte gjërat më mirë se ju, atëhere ke marrë fund. Mund të lësh biznesin dhe të shkosh të punosh për dikë tjetër, dikë që ka besim,

Preferon t’i bësh gjërat sipas mënyrës tënde? Do të të duhet që të besosh në vetvete dhe në çdo aspekt të biznesit tënd.

Shëndeti yt

Si sipërmarrës, ti shpenzon më shumë orë duke menduar për biznesin sesa çdokush tjetër. Nëse diçka shkon në kahun e kundërt, përgjegjësia bie mbi shpatullat e tua. Kjo mund të jetë e rrezikshme. Kjo mund të bëjë të mendosh se nëse nuk po punon gjithë ditën në biznes, ai do të dështojë.

Besoju njerëzve të tu. Lëri që të bëjnë ata punën e tyre e ti punën tënde. Sigurohu që biznesi është i fortë. Kërko mënyra të reja për ta bërë më të fortë. Merr përshtypje e mendime nga skuadra jote dhe vendos një plan loje në zbatim.

Nuk ndjehesh mirë? Bëhu proaktiv dhe shko të doktori. Biznesi yt ka nevojë që ti të japësh më të mirën e të jesh në formë. Kjo nënkupton se duhet të kujdesesh për veten në mënyrë qëtë mendosh qartë dhe të udhëheqësh ekipin në njëtë ardhme plot me sukses.

Familja jote

Dëshiron t’u japësh fëmijëve një të ardhme më të mirë sesa e ke pasur ti ndërsa je rritur. Por gjuetia për më shumë para kur duhet të jesh në shtëpi mund të të kushtojë familjen. Shumë njerëz mendojnë se mundtë ledhatojnë familjen me sende por në fakt ajo që familja dëshiron realisht jeni ju.

Nëse kalon gjithë natën në zyrë ndërsa familja u pret, kjo nuk do të thotë se ju jeni punëtor i madh. Kjo tregon vetëm se ju keni dështuar në menaxhim, produktivitet e në vendosjen e limiteve.

Eksperiencat e tua

Ti jeton vetëm një herë dhe pastaj vdes. Nuk ka rrugë tjetër. Të qendrosh ulur në zyrë gjithë ditën, çdo ditë, s’ka kuptim.

Je bërë shef që të kesh mundësi të jetosh më mirë, ndaj jetoje.

Bëhu spontan. Krijo mundësi për të udhëtuar. Ti mund të impresionosh disa njerëz me llogarinë tënde bankare por kujtimet dhe historitë e eksperiencave jetësore do të pasurojnë jetën tuaj dhe t’i bëjnë njerëzit të interesuarpër ju në një mënyrë që paratë nuk munden.

Trashëgimia jote

Pasi të kesh vdekur e të kesh ikur, trashëgimia juaj është gjëja e vetme që do t’u mbetet të tjerëve. Ju mund të lini pas një grumbull parash për të dashurit tuaj, por është ajo se si ju keni jetuar kur ishit gjallë që do të ketë më shumë ndikim të ata.

Vendos më shumë kohë dhe energji në trashëgiminë tënde sesa në biznes. Nëse dëshiron të kujtohesh se i ke sjellë botës vlera njerëzore e lumturi, atëhere ke bërë më shumë sesa mund të bëje duke vështruar ndryshimin e numrave në llogarinë bankare.

Bëji njerëzit prioritet. Trajtoji ata me mirësi dhe dhembshuri.

Jepu dhurata atyre që i ke më parë zemrës. Dëgjo kur dikush ka nevojë të flasë.

Paratë e bëjnë më të lehtë që të kujdesesh për shëndetin tënd, trashëgiminë dhe familjen. Ato hapin dyert e eksperiencave të ndryshme dhe të ndihmojnë të mbash besimin gjallë. Gjithsesi, paratë nuk mund të zëvëndësojnë asnjërën prej këtyre gjërave ndaj mos kërkoni para por kënaqësi personale. Puno fort që të fitosh sasi të mëdha parash, dhe më pas përdori ato për të jetuar një jetë madhështore!