Shqipëria

Cilat janë pikat e dobëta të turizimit shqiptar

Elementi i dytë që shfaqet poshtë mesatares së përgjithshme është ai i transportit ajror dhe konkretisht infrastrukturës për të

Shqipëria shfaqet dobët sa i përket mundësive që ofron për burimet kulturore apo udhëtimet e biznesit. Në raportin e fundit të Forumit Ekonomik Botëror pikërisht kjo shtyllë si pjesë përbërëse e indeksit total paraqitet me vlerësimin më të dobët me një nivel pikësh prej 1.2 nga 7 që është maksimumi dhe që paraqet situatën ideale.

Edhe në shtyllën burimet natyrore dhe kulturore Shqipëria poaraqitet dobët në vlerësim me vetëm 2 pikë.

Elementi i dytë që shfaqet poshtë mesatares së përgjithshme është ai i transportit ajror dhe konkretisht infrastrukturës për të.

Ky është një shqetësim që jo në pak raste është ngritur edhe nga turoperatorët vendas që vlerësojnë se disponibiliteti i vetëm një aeroporti funksional në vend kufizon zhvillimin e turizmit. Konkretisht infrastruktura e transportit ajror është vlerësuar me 2.1 pikë dhe ka parasysh densitetin e aeroporteve, linjat e disponueshme për fluturime, flotat. Treguesi tjetër me një nivel nën mesataren është ai për hapjen ndërkombëtare, transmeton Monitor.

Referuar raportit kjo shtyllë mban parasysh kërkesat për viza, hapjen për marrëveshje ajrore bilaterale, numrin e marrëveshjeve rajonale në fuqi. Infrastruktura në tërësi vlerësohet me një nivel pikësh prej 3 kurse ajo tokësore dhe portuale më vete me 3.1, përcjell albinfo.ch.

Raporti i Forumit Ekonomik Botëror ka bërë vlerësimin në total për 18 shtylla që formojnë atë që njihet si indeks dhe që ka në bazë Konkurrencën në Turizëm dhe Udhëtim për vitin 2019. Nga ana tjetër ashtu sikurse ka shtylla që kanë pasur rezultate të dobëta ka pasur edhe nga ato me një numër domethënës pikësh. Kështu pika më e fortë e gjithë sektorit është siguria me 5.8 ndërsa në vendin e dytë Shëndeti dhe Higjiena me 5.3 po aq sa edhe konkurrueshëmria e çmimeve.

Lidhur me këtë të fundit koha ka treguar se të huajt po dynden drejt Shqipërisë pikërisht sepse është e lirë ndërkohë që një shtrenjtim i çmimeve i vitit 2018 ka bërë që vende si Polonia të hedhin sytë nga tregje të tjera si Turqia apo Greqia. Rënia e këtyre të fundit është reflektuar në numrin e hyrjeve të shtetasve nga Polonia drejt Shqipërisë në 8 muajt e këtij viti.

Shtyllat e vlerësimit të turizmit (1=Keq, 7= Shumë mirë)

Mundësimi i mjedisit 5 pikë

Politikat e Udhëtimit dhe Turizmit dhe ofrimi i kushteve 4.3 pikë

Infrastruktura 3 pikë

Burimet natyrore dhe ato kulturore 2 pikë

Mjedisi i Biznesit 4 pikë

Siguria 5.8 pikë

Shëndeti dhe Higjiena 5.3 pikë

Burimet njerëzore dhe tregu i punës 5.1 pikë

Infrastruktura e Teknologjisë së Komunikimit 4.7 pikë

Prioritarizimi i Udhëtimit dhe Turizmit 5 pikë

Hapja ndërkombëtare 2.4 pikë

Konkurruehsmëria me çmimet 5.3 pikë

Qëndrueshmëria e mjedisit 4.3 pikë

Infrastruktura e transportit ajror 2.1 pikë

Infrastruktura e porteve dhe tokësore 3.1 pikë

Infrastruktura e shërbimeve turistike 4 pikë

Burimet natyrore 2.9 pikë

Burimet kulturore dhe udhëtimi për biznes 1.2 pikë