Lajme
Cilat janë shtetet me rrezikun më të lartë në botë
Libia, Afganistani dhe Somalia janë vendet më të rrezikshme në tokë, sipas të dhënave nga “Travel Risk Map”.
Këto shtete janë ato të cilat udhëtarët kanë më shumë gjasa të kenë probleme me sigurinë, por edhe me çështjet mjekësore.
Vendet nordike: Finlanda, Norvegjia dhe Islanda janë në krye si shtete më të sigurta në botë.
Shtetet më të rrezikshme sa u përket sëmundjeve e problemeve të tjera mjekësore fillojnë në krye me Sudanin e Jugut, Nigerinë, Bregu i Fildishtë dhe Sierra Leone. Po ashtu, edhe Iraku, Libani, së bashku me Venezuelën dhe Korenë e Veriut vlerësohen si vende me rrezikshmëri të lartë sa u përket sëmundjeve.
Në të kundërt, vendet me rrezikun më të ulët nga sëmundjet janë pjesa dërrmuese e shteteve europiane, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Japonia.
Ndërsa shtete si Brazili, Kina dhe Rusia konsiderohen si vende me rrezikshmëri, e cila mund të ndryshojë me shpejtësi kur bëhet fjalë për shëndetin.
Sa i përket sigurisë rrugore, shumica e shteteve në Afrikë janë në krye të listës, ndërsa më pas janë shtetet si Brazili, Bolivia, Arabia Saudite, Irani dhe Kazakistani.
E-Diaspora
-
Gjermani
Bashkatdhetarët në Stuttgart po ushtrojnë të drejtën e votës Mërgata në Stuttgart i drejtohet kutive të votimit... -
Interesim i madh për votimin në Ambasadën e Kosovës në Vjenë -
Ka nisur votimi në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Spanjë
Punimi i Eros Halilit pranohet në Kongresin Evropian të Fizikës Mjekësore në Spanjë -
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025















