Lajme
Cili është shkaku i rritjes së infektimeve në Europë?
Evropa është sërish në epiqendrën e pandemisë, ku Gjermania po regjistron një numër të lartë të të infektuarve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë shpjegoi arsyet përse po ndodh kjo situatë dhe çfarë e ka sjellë sërish Evropën në këtë pikë kritike.
“Në mënyrë të përmbledhur, tani ka më shumë raste të raportuara, 78 milionë në Rajonin Evropian, sesa në Azinë Juglindore, Mesdheun Lindor, Paqësorin Perëndimor dhe Afrikë. Ne jemi sërish në epiqendër. Pra, pse Evropa dhe Azia Qendrore kanë përjetuar rritje të rasteve për katër javë rresht? Ka dy arsye: së pari, mbulimi i pamjaftueshëm i vaksinimit dhe së dyti, lehtësimi i masave shëndetësore publike dhe sociale”, u shpreh Hans Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së për Evropën.
Në shumë shtete evropiane janë rikthyer disa masa kufizuese sikundër maskat, ndërsa në një farë mënyrë po përjashtohen ata që nuk pranojnë të vaksinohen.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë Fillimisht ata u kapën me sasi të vogla droge por gjatë bastisjeve të mëvonshme në shtëpi,... -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s












