Lajme
Cili është shteti më i vjetër në Evropë?
Bullgaria është shteti më i vjetër në Evropë, vend ky që nuk ka ndryshuar emrin e vet që nga krijimi i saj. Kjo ndodhi në vitin 681 pas lindjes së Krishtit.
Sofia, kryeqyteti i Bullgarisë, u themelua 7000 vjet më parë. Kjo e bën atë qytetin e dytë më të vjetër në Evropë.
Bullgaria vjen e treta në listën e shteteve me vendet më të vlefshme arkeologjike të zbuluara në territoret e tyre, të paraprira vetëm nga Greqia dhe Italia.
Në territorin e Bullgarisë janë zbuluar mbi 15 mijë varrime trake, shkruan IndeksOnline. Pjesa më e madhe e tyre ende duhet të hulumtohen.
Ka dëshmi të forta historike se vera është prodhuar në territorin e asaj që sot është Bullgaria moderne – që nga Epoka e Gurit. Sot vendi ka fituar reputacionin e një prodhuesi të klasit botëror të verës.
Kosi bullgar është më i miri në botë, pa asnjë dyshim për këtë. Kjo është në sajë të bakterieve unike Lactobacillus bulgaricus të përdorura për prodhimin e tij që mund të gjenden vetëm në territorin e këtij vendi.
Gati një e treta e Bullgarisë mbulohen me pyje dhe kjo nuk duhet të jetë shumë e habitshme, duke pasur parasysh faktin se në territorin e saj ka mbi 40 male dhe është e panevojshme të thuhet se ata janë të gjithë të mirë për ski dhe alpinizëm.
Bullgaria është vendi me numrin më të madh të burimeve minerale natyrore në Evropën kontinentale – mbi 600.
Krijuesi i famshëm i Facebook, Mark Zuckerberg, ka një origjinë bullgare dhe ai është emëruar pas gjyshit të tij bullgar – Marko. Gjyshi i tij ka emigruar nga Bullgaria në vitin 1940.
Kompjuteri i parë në botë u krijua nga një bullgar. Në periudhën 1937 – 1942 John Atanasoff, një shkencëtar me prejardhje bullgare, së bashku me Clifford Berry, një shpikës amerikan që punonte për Universitetin e Ajovas, krijoi dhe zhvilloi pajisjen e parë dixhitale elektronike.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?