Kuriozitete

Çka e bën specin më djegës në botë

Për ata që duan të dinë se përse speci më djegës në botë është aq i “rrezikshëm”, bëhet fjalë për Caspaicin.

Përbërësi Capsaicin krijon një ndjesi tejet djegëse duke e lidhur me proteinën e quajtur TrpV1 që gjendet në muret e qelizave nervore të gjitarëve, transmeton Albinfo.ch.

TrpV1 është “sensor i temperaturës” që krijon dhimbjen për shkak të djegësisë.

Megjithatë, pavarësisht sa të djegshëm janë specat më djegës në botë, Jason McNabb është njeriu më tolerues ndaj tyre. Ai njihet si personi që ka ngrënë tre speca tejet djegës Carolina Reaper për vetëm 10.95 sekonda.