Lajme
Çka ndodhi sot me “Twitter”-in?
Twitter sot lajmëroi se hakerat kishin hyrë në sistemet e saj të brendshme për të rrëmbyer disa llogari të personave të famshëm në platformë, përfshirë kandidatin për president të SHBA-së, Joe Biden, yllin e realitetit TV Kim Kardashian, ish-presidentin e SHBA-së, Barack Obama dhe miliarderin Elon Musk.
Twitter tha se punonjësit me qasje në sistemet e saj të brendshme ishin shënjestruar me sukses nga hakerat, të cilët “e përdorën këtë qasje për të marrë nën kontroll shumë llogari në emër të tyre”.
“Ne po shohim se çfarë aktiviteti tjetër të qëllimshëm mund të kenë kryer ose informacione që ata mund të kenë qasur dhe do të ndajmë më shumë”, tha ndërmarrja.
Twitter përkohësisht ndërmori hapin e jashtëzakonshëm për të parandaluar për disa orë të paktën disa llogari të verifikuara nga ‘botimi’ i mesazheve.
Shefi ekzekutiv, Jack Dorsey, më herët tha se kompania po merret me problemin dhe u zotua të ndajë “gjithçka që mundemi kur të kemi një kuptim më të plotë të asaj që saktësisht ka ndodhur”.
“Ditë e vështirë për ne në Twitter. Të gjithë ne ndjehemi të tmerrshëm se kjo ndodhi”, tha ai përmes një cicerime, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”
Jeta në Zvicër
-
Nga pagat te kamerat e shpejtësisë: Për çfarë do të votojnë kantonet zvicerane këtë të diel Përveç referendumeve federale, votuesit në disa kantone zvicerane do të japin mendimin e tyre edhe për... -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Berna do të ketë klasa dygjuhëshe në të gjitha komunat -
SWISS planifikon fluturim special për riatdhesimin nga Omani në Cyrih -
Policia zvicerane duhet të zbulojë kombësinë e shkelësve












