Uncategorized

Çka shkruan në dosjen e sulmuesit në Zelandën e Re

Ai gjithashtu në këtë dokument kishte përfshirë edhe emrat e disa figurave ushtarake serbe si Millosh Obiliq, i cili në historinë serbe është i njohur për Betejën e Kosovës të vitit 1389 kundër Perandorisë Osmane

Raportohet se njëri nga të dyshuarit për sulmet e kryera në Zelandë të Re, ishte vetë-përshkruar si person që është i obsesionuar me supremacinë e bardhë.

Një dosje të cilën e kishte publikuar vetë i dyshuari në rrjetet sociale, përmbante tekste kundër fesë Islame, shkruan “The Sydney Morning Herald”, transmeton Klan Kosova.

28 vjeçari Brenton Tarrant, është identifikuar nga autoritetet e sigurisë si i dyshuari që ka hapur zjarr mbi disa besimtarë që ndodheshin brenda xhamisë, përcjell albinfo.ch.

Policia ka hulumtuar në llogarinë e tij të Facebook-ut ku ka arrit ta gjejë një dokument prej 74 faqeve, në të cilin kundërshtohej ideja e multikulturalizmit për shkak se kjo gjë, sipas tij, ndikonte në “prishjen e kulturës evropiane”.

“Origjina e gjuhës sime është evropiane, kultura ime është evropiane, bindjet e mia politike janë evropiane, besimet e mia filozofike janë evropiane, identiteti im është evropian dhe më e rëndësishmja, gjaku im është evropian”, shkruante në dosje.

Ai gjithashtu në këtë dokument kishte përfshirë edhe emrat e disa figurave ushtarake serbe si Millosh Obiliq, i cili në historinë serbe është i njohur për Betejën e Kosovës të vitit 1389 kundër Perandorisë Osmane.

Tarrant nuk kishte kursyer lëvdatat e tij për vrasjet që Obiliq kishte kryer ndaj otomanëve mysliman që në atë kohë konsideroheshin si një superfuqi botërore.