Koronavirusi: çast pas çasti
COVID-19 rrit kërkesën për pasuri të patundshme në Greqi
Greqia e kaloi relativisht e paprekur pandeminë e COVID-19. Tani që piku kaloi Athina shpreson të mirëpresë turistët, por njëkohësisht janë rritur kërkesat nga të huajt për të pasur një pronë në një vend me diell.
Ndonëse pandemia e COVID-19 mund të ketë shkaktuar një goditje të fortë shkatërrimtare për degën e turizmit në Greqi, nga ana tjetër, tani po japin impuls kërkesat në rritje të europianëve për të investuar për një pronë në këtë vend si destinacion turistik. Kjo e ka kthyer tashmë Greqinë në tregun më të madh të imoblijeve krahasuar me një dekadë më parë.
Vetëm kërkesat dhe interesi nga britanikët janë rritur mbi 200% gjatë javëve të fundit, qëkurse në Mbretërinë e Bashkuar u zbutën masat kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë dhe është dhënë drita e gjelbër për udhëtimet brenda e jashtë vendit.
Në një informacion të publikuar së fundi nga tregu më i madh i pasurive të patundshme në Britaninë e Madhe, Rightmove, Greqia u rendit si destinacioni më i preferuar me kërkesa për të tilla investime në Europë, krahas Spanjës, Francës, Portugalisë dhe Italisë. Interesi në të vërtetë ka qenë aq intensiv sa që vetëm në ditën kur qeveria britanike komunikoi në fund të qershorit zbutjen e masave dhe lirinë e udhëtimit në internet u regjistruan mbi një milion kërkesa për Greqinë.
Pesë destinacionet më të preferuara për investime në pasuri të patundshme janë Greqia, Spanja, Franca, Portugalia dhe Italia. Të gjitha këto vende njoftojnë për një rritje të kërkesës nga të huajt me 340% në krahasim me periudhën deri në mes të qershorit.
Megjithatë mbetet e paqartë nëse kjo kërkesë në rritje do të vihet vërtet në jetë. Pavarësisht zbutjes së masave dhe lirisë për të udhëtuar, britanikët vazhdojnë të jenë të kujdesshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin me dokumente të skaduara në përfaqësitë diplomatike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që votuesve të regjistruar për votim në përfaqësitë... -
Edona B. Kelmendi promovon në Cyrih librin “Për ata që s’u kthyen” -
“Voice of My People” rikthen në ekran historinë e Islam Alijajt – një rrëfim mbi përfaqësimin, demokracinë dhe fuqinë e angazhimit qytetar -
Feride Rushiti prezanton në Berlin përvojën e Kosovës në mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës -
Diaspora
Ekonomia e Kosovës mbahet nga diaspora: 313 milionë euro remitanca në tre muaj
Jeta në Zvicër
-
Dogana zvicerane përditëson aplikacionin Quickzoll për deklarim më të saktë të TVSH-së Aplikacioni doganor zviceran Quickzoll është përditësuar, duke sjellë një ndryshim të rëndësishëm për përdoruesit që deklarojnë... -
Studim: Çfarë i streson më shumë zviceranët? -
Një në tre automjete në Zvicër tejkalon shpejtësinë, ngrihet alarm për sigurinë rrugore -
Zvicra refuzon akuzat e SHBA-së për tolerim të punës së detyruar -
Tregu i veturave në Zvicër ngec, por interesimi për automjetet elektrike vazhdon të rritet














