Lajme

Cyrih: Gjendet një grua e vdekur, arrestohet burri

Një grua 46 vjeçare është gjetur e vdekur mëngjesin e hershëm të së dielës në Mutschellenstrasse pranë urës Limmat. Policia doli në vendin e ngjarjes e mjeku konstatoi vdekjen e saj. Gruaja kishte lëndime të shumta tha policia që po ashtu njoftoi që bashkë me prokurorin publik të kantonit të Cyrihut kanë nisur hetimet, shkruan 20minuten, përcjellë albinfo.ch.

Pak para mesditës, lidhur me gruan e vdekur, Policia kantonale ka arrestuar një burrë 56-vjeçar u arrestua në Würenlos Aargau. Siç raportohet pesë furgonë ishin parkuar para një shtëpie pak para mesditës. Siç konfirmoi policia kantonale e Cyrihut me kërkesë, operacioni lidhej me rastin në Dietikon. “Një i dyshuar u arrestua”, tha zëdhënësi Florian Frei. Siç njoftoi policia pasditen e së dielës, viktima është një grua zvicerane 46-vjeçare. I arrestuari është një zviceran 56-vjeçar që mendohet të kenë qenë çift, shkruan 20minuten, përcjellë albinfo.ch.