Lajme

Cyrih: Për një vit, 2,950 persona morën nënshtetësinë zvicerane

40 për qind e banorëve të Cyrihut të natyralizuar vijnë nga Gjermania

 

Në vitin 2023 gjithsej 2,950 persona në Cyrih morën nënshtetësinë zvicerane; 40 për qind e tyre vinin nga Gjermania, sipas statistikave të reja të publikuara nga qyteti, përcjell albinfo.ch.

Kjo është në përputhje me të dhënat kombëtare që tregojnë se shumica e të huajve të natyralizuar në Zvicër janë gjermanë.

Më pas për nga numri (në Cyrih) janë italianët, të ndjekur nga Franca dhe Spanja.