Lajme

Cyrihu do të paguajë shpërblime për punëtorët e mbingarkuar

Cyrihu ka ndarë gjithsej 5 milionë franga në buxhetin e vitit 2022 posaçërisht për këtë qëllim

 

Punonjësit që ishin veçanërisht të stresuar gjatë kryerjes së detyrave të tyre gjatë pandemisë Covid do të marrin bonuse nga 250 deri në 1500 franga, njofton albinfo.ch.

Këshilli bashkiak ka ndarë gjithsej 5 milionë franga në buxhetin e vitit 2022 posaçërisht për këtë qëllim, njoftoi bashkia.

Pjesa më e madhe e këtyre parave do të shpërndahet mes punonjësve të kujdesit shëndetësor, pasi ata ishin nën presionin më të madh gjatë pandemisë. /Albinfo.ch