Kosova

Policja në Gjilan privoi nga jeta katër anëtarët e familjes dhe veten

Ajo vrau dy prindërit, dy vëllezërit dhe veten.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot rreth orës 13 nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund ka kryer vetëvrasje.

Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’ në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje, përcjell albinfo.ch.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipi mjekësor, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të vrarëve do të dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.