Bota
Danimarka ndërton muri në kufi me Gjermaninë
Sipas agjencisë evropiane të statistikave, Eurostat, ka rreth 150 milionë derra në BE dhe 40 për qind e tyre ndodhen në Spanjë dhe Gjermani
Ndërsa Donald Trump nuk po mundet të sigurojë paratë për murin e tij të shumëdëshiruar në kufirin me Meksikën, që do të ndalonte kalimet e paligjshme, Danimarka ka nisur ndërkohë të ndërtojë një gardh rreth 70 km të gjatë, në kufirin me Gjermaninë, për të mbajtur larg derrat e egër.
Kjo, sipas zyrtarëve, ka si qëllim të pengojë përhapjen e gripit afrikan të bagëtive, që mund të dëmtojë industrinë e vyer të derrave në vend. Puna për gardhin, 2 metra të lartë, nisi në Padborg, në jugperëndim të Kopenhagës.
Rrethimi u autorizua nga ligjvënësit danezë në qershor, pasi qeveria paralajmëroi se eksportet e mishit të derrit të Danimarkës, në vendet jo anëtare të BE, me vlerë 1.6 miliardë dollarë në vit, mund të preken nga gripi afrikan i bagëtive. Në 2016, eksportet totale daneze të mishit të derrit kishin një vlerë prej 4.55 miliardë dollarë, transmeton TCH.
Ndryshe nga gripi i shpendëve, gripi afrikan nuk prej njerëzit por mund të jetë vdekjeprurës për kafshët shtëpiake dhe derrat e egër dhe do t’i shkaktonte shumë humbje fermerëve, përcjell albinfo.ch.
Kritikët thonë se rrethimi që kushton 4.6 milionë dollarë, do të dëmtojë jetën e egër dhe është një gjest simbolik që ka në thelb një problem inekzistent. Asnjë rast gripi afrikan nuk është raportuar në gjermani edhe pse ka pasur raste të tilla në vendet fqinje.
Sipas agjencisë evropiane të statistikave, Eurostat, ka rreth 150 milionë derra në BE dhe 40 për qind e tyre ndodhen në Spanjë dhe Gjermani.
Ndërkohë, Danimarka është i vetmi vend i BE ku numri i derrave është më i madh se ai i njerëzve, me 215 derra për çdo 100 banorë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur Qyteti i Gjenevës ka zbuluar se llogaritë e tij do të tregojnë një tepricë prej 200...
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë