Lajme
Danimarka vaksinoi 80 për qind të popullatës
Largoi të gjitha masat
Pas Suedisë, edhe Danimarka largon shumë masa për banorët e saj, transmeton albinfo.ch.
Ky shtet ka shkallë të lartë të vaksinimit dhe kjo ia mundësoi Danimarkës për t’u bërë një ndër shtetet e para të Bashkimit Evropian për t’i larguar të gjitha masat kufizuese, 548 ditë pas fillimit të zbatimit të tyre me qëllim të kufizimit të përhapjes së virusit.
Kthimi në normalitet ka qenë gradual, por duke filluar nga e premtja, e ashtuquajtura pasaportë digjitale – dëshmi për vaksinim – nuk do të kërkohet më për të hyrë në klube nate, shkruan The Guardian, përcjell albinfo.ch.
Më shumë se 80 për qind e popullsisë mbi moshën 12-vjeçare në shtetin skandinav janë vaksinuar me të dyja dozat, prandaj qeveria daneze deklaroi se nuk e cilëson Covid-19-shin më si sëmundje kritike sociale.
“Nuk do të thosha që është shumë herët. E kemi hapur derën, por gjithashtu kemi thënë se mund ta mbyllim, nëse është e nevojshme”, tha Soren Riis Paludan, profesor i virologjisë në Universitetin Aarhus.
Që nga 14 gushti përdorimi i maskave në transportin publik nuk është më i detyrueshëm. Më 1 shtator u rihapën klubet e natës, u larguan kufizimet për tubime publike dhe u largua kërkesa për ta dëshmuar vaksinimin për të hyrë në restorante.
Sidoqoftë, përdorimi i maskave është ende i detyrueshëm në aeroporte dhe njerëzit këshillohen që ta përdorin atë edhe kur të shkojnë për t’u kontrolluar te mjeku, në qendra të testimeve dhe spitale.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” Kompania zvicerane Mobyfly synon të revolucionarizojë transportin ujor me anijen e parë komerciale të këtij lloji... -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër -
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë”












