Kosova
Daut Haradinaj heq dorë nga posti i deputetit
Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Daut Haradinaj, ka hequr dorë nga mandati i përfaqësuesit të popullit në Kuvend.
Në letrën e tij publike, Haradinaj sqaron arsyet e dorëheqjes së tij.
Postimi i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, votues të AAK-së!
Dëshiroj t’ ju falënderoj për besimin e dhënë tash e sa mandate, besim të cilin jam munduar ta kryej me nder duke qenë zëri juaj në Kuvend.
Tash ne rrethanat e reja që jemi, do të heq dorë nga ky mandat për t’i krijuar hapësirë Prof. Dr. Shemsedin Dreshajt të jetë deputet dhe për të pasur mundësi kohore që të jem më prezent nëpër komunat tona, edhe për faktin se do kemi zgjedhje këtë vjeshtë. Po ma kërkon struktura angazhimin në terren dhe nuk dua ta bëj punën në terren në dëm të mandatit të popullit.
Kolegëve të mi u dëshiroj suksese në këtë legjislaturë.
Do jemi shumë më të konsoliduar dhe më të përgatitur këtë vjeshtë.
Fituesit të këtyre zgjedhjeve u uroj suksese.
I juaji,
Daut Haradinaj
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













