Kultura
De Biasi fajëson Xhakën
“Xhaka nuk ka bërë asnjë pranim. Unë mendoj se të largohesh nga grumbullimi dhe të lësh shokët është një nga gjërat që do të ishte më mirë të evitohen”, deklaroi De Biasi
Shqipëria sonte do të luajë ndaj Luksemburgut në ndeshjen miqësore, para sfidës kualifikuese ndaj Izraelit, shkruan albinfo.ch.
Gianni De Biasi ka folur për këto takime, por edhe për të dy lojtarët, Ergys Kaçe dhe Taulant Xhaka, me të cilët kishte mosmarrëveshje.
“Kaçe ka kuptuar se ka gabuar në sjelljen e tij me mua, me shokët, me federatën, mendoj se ka bërë një rritje të madhe nga pikëpamja mendore. Ka kuptuar se duhet të tregohet inteligjent siç unë mendoj se është, ka kuptuar se në jetë edhe mund të gabohet dhe mendoj se nga ky gabim mund të nxjerrë vetëm mësime të mëdha dhe mund të ketë një shans më shumë”, është shprehur italiani.
Ai ka folur edhe për Xhakën. “Kaçe më ka dërguar mesazh, më tha që ka kuptuar se ka gabuar, se është gati të kthehet në grup e japë kontributin e tij. “Xhaka nuk ka bërë asnjë pranim. Unë mendoj se të largohesh nga grumbullimi dhe të lësh shokët është një nga gjërat që do të ishte më mirë të evitohen”, deklaroi De Biasi. Mbetet në pozicionin e tij, është shmangur vetë. U largua dhe do të mbetet larg derisa të mos bëjë hapa të ndryshëm”, theksoi De Biasi.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë










