Kosova
Gjermani: Tre shqiptarë kandidojnë për këshilltarë në Bergisch Gladbach
Është bërë e ditur se Kastriot Krasniqi, Zulfi Jonuzi dhe Adnan Ljura janë kandidatët shqiptarë për këshilltarë në qytetin e Bergisch Gladbachit ,në zgjedhjet komunale të 13 shtatorit për Këshillin për Integrim në komunat e Republikës Nordrhein-Westfalen, Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Ata ftojnë të gjithë shqiptarët për t’i mbështetur dhe të votojnë kandidatët shqiptarë në këto zgjedhje.
Duhet theksuar se Krasniqi është asistent i sigurimeve shoqërore, i përfshirë në disa zona të qytetit Bergisch Gladbach dhe anëtar i Këshillit të qytetit. Gjithashtu ai është nënkryetari i SPD-së dhe Këshillit të Integrimit në këtë qytet, transmeton tutje albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Ljura është koordinator për përgatitjen dhe shpërndarjen e ushqimit në disa shkolla të qytetit Bergisch Gladbach, si dhe pjesë e projekteve të ndryshme për qendrën kulturore DAIK e. V.
Ndërkohë, Zulfi Jonuzi vazhdon studimet dhe është pjesë e shoqatave ndërkulturore gjermane. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën