Lajme
Del Ponte dëshiron të hetojë për organet në Kosovë
"Mua do të më interesonte që t’i merrja përsipër hetimet në Kosovë. E njoh dosjen mirë dhe lidhjet dhe kjo do të mund të bëhej shpejtë"
Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, në një intervistë për të përditshmes zvicerane Neue Zürcher Zeitung, ka thënë se do të dëshironte të hetojë akuzat për tregti me organe njerëzore në Kosovë.
E pyetur se çfarë duhet të ndodhë tashti, pas publikimit të raportit të Dick Martyt, ajo ka thënë se “duhet të formohet një institucion i pavarur ndërkombëtar i cili do të duhej të jetë përgjegjës për hetime dhe mbrojtje të dëshmitarëve”.
“Mua personalisht do të më interesonte që t’i merrja përsipër hetimet në Kosovë. Mirëpo e shoh që për këtë gjë nuk ka menduar askush. E njoh dosjen në fjalë mirë dhe lidhjet dhe kjo do të mund të bëhej shpejtë. Do të shohim se a ka vullnet politik për këtë gjë. BE-ja duhet të veprojë dhe amerikanët duhet të ndihmojnë”, ka thënë Del Ponte.
Del Ponte i ka thënë gazetës së njohur zvicerane që përkundër faktit që ajo shërbeu si diplomate, me “zemër” ka mbetur “prokurore”.
Ndërsa e pyetur rreth raportit të Martyt për tregtinë me organe, raport ky i iniciuar pikërisht nga libri i saj, Del Ponte pranon se “natyrisht që kemi patur pak dëshmi për një aktakuzë, por indikacionet ishin serioze”.
“Unë i kam përmendur faktet për organet në libër në mënyrë që dikush të fillojë të hetojë ato që ne nuk kishim mundur t’i hetonim. Mirëpo ka patur edhe krime tjera në të cilat ne jemi penguar që të hetojmë”, thekson ajo..
E-Diaspora
-
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka njoftuar se një prej platformave më të mëdha... -
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve -
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove Në vitin 2023, transporti në Zvicër gjeneroi kosto prej rreth 117 miliardë CHF. Në të njëjtën... -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit -
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s -
Nivelet e ujit në rezervuarët zviceranë, më të ulëtat në 20 vjet











