E-Diaspora

Del raporti i përkohshëm për avionët e rrezuar ‘Ju-52’

Autoritetet zvicerane kanë publikuar një raport të përkohshëm të dy aeroplanëve të vjetër ‘Junkers Ju 52’, të drejtuar nga kompania ajrore “Ju-Air” me bazë në Cyrih.

Janë zbuluar dëmtime në strukturën e avionëve ‘Ju-52’, të cilët u rrëzuan në muajin gusht në Zvicër, duke lënë të vdekur 20 persona në bord, shkruan swissinfo.ch, percjellë Albinfo.ch

Zyra Federale e Aviacionit Civil (OFAC) tha se është bërë një investigim nga Bordi Zviceran për Sigurinë e Transportit në mbetjet e aksidentit fatal të ‘Ju-52’, ku janë gjetur dëmtime të strukturës në krahun kryesor të avionëve dhe në disa pjesë të tjera në formë të të çarave dhe korozionit.

“Nuk ka qenë e mundur të zbulohen këto dëmtime gjatë mirëmbajtjes dhe inspektimeve të rregullta”, ka thënë OFAC. Ata gjithashtu insistojnë se nuk ka lidhje mes dëmit të gjetur dhe aksidentit të 4 gushtit.