Bota

Dëmet nga thatësira llogariten mbi 1 miliard euro

Ditën e hënë ekspertët e ministrive përkatëse do të takohen edhe një herë, për të caktuar dëmet në secilin rajon dhe për të kryer dëmshpërblimet.

Thatësira e tejzgjatur dhe i nxehti përvëlues që kaploi Gjermaninë për rreth dy muaj, ka sjellë dëmë të konsiderueshme financiara, veçanërisht në sektorin e bujqësisë.

Gjatë një takimi të landeve gjermane, është bërë e ditur se thatësira e deritanishme në Gjermani ka sjellë dëmë prej më shumë sesa një miliard euro, shkruan “Der Spiegel”, përcjell albinfo.ch. Sipas përcaktimeve që raporteve, ata llogariten 1.1 miliard euro. Ditën e hënë ekspertët e ministrive përkatëse do të takohen edhe një herë për të caktuar dëmet në secilin rajon dhe për të kryer dëmshpërblimet.

Një rast të ngjashëm Gjermania e kaloi gjatë verës 2003.