Lajme
Dënim i përjetshëm për vrasësit e Enver Hadrit
Të dënuarit janë Bozhidar Spasiq, ish-shef i UDB-së për operacione speciale dhe vrasësit Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq. Lajmin e ka bërë të ditur për media, Teuta Hadri, e bija e atdhetarit Enver Hadri
Gjykata Penale e Brukselit i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me burg të përjetshëm vrasësit e Enver Hadrit.
Këtë lajm e ka bërë të ditur për media, Teuta Hadri, e bija e atdhetarit Enver Hadri, i vrarë nga UDB -ja serbe në Bruksel, më 22 shkurt 1990.
Dje, Gjykata e Madhe Penale e Brukselit, i shpalli fajtorë për vrasjen e Enver Hadrit, Bozhidar Spasiqin, ish-shef i UDB-ës për operacione speciale dhe vrasësit Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq.
Ndërkaq sot, edhe pse prokurorja e rastit kërkoi për fajtorët nga 30 vjet burg për çdonjërin, megjithatë trupi gjykues, i përbërë nga përfaqësuesit e drejtpërdrejtë të popullit në sistemin e drejtësisë, vendosën ndryshe, ata vendosën që kriminelët serbë të dënohen me burg të përjetshëm, shkruan Teuta Hadri në njoftimin e saj për media.
“Kjo është një fitore e madhe e drejtësisë mbi krimin politik. Me këtë vendim, Gjykata Penale e Brukselit, kryeqytetit të Evropës, krahas organizatorit dhe vrasësve të Enver Hadrit, praktikisht e dënoi edhe shtetin serb. Sepse organet serbe prej një çerek shekulli, nuk lanë gur pa lëvizur, që vrasja e Enver Hadrit të mos zbardhet dhe dorasit të mos ndëshkohen.
Shpresojmë se edhe vrasjet e ngjashme politike të kryera kundër shqiptarëve, apo kujtdo qoftë tjetër, do të zbardhen deri në imtësi dhe organizatorët dhe vrasësit të marrin dënimin e merituar”, shkruanTeuta Hadri në letrën e saj drejtuar mediave.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë












