E-Diaspora
Dënim me kusht për shqiptarin: I ka dhënë 5000 euro ryshfet zyrtarit gjerman
Një inxhinier, nëpunës në sektorin për ndërtim në një komunë gjermane, ka marrë 5000 euro në formë të mitos nga një ndërmarrës ndërtimi, që njëherësh është edhe përkthyes i shqipes
Pas rastit të publikuar të korruptimit të nëpunësve shtetëror në Zvicër, sërish një lajm për një shqiptar që korrupton një zyrtar shteti. Sërish bëhet fjalë për një ndërmarrës ndërtimi veçse kësaj radhe jo në Zvicër por në Gjermani.
Një inxhinier 57 vjeçar, nëpunës në sektorin për ndërtim të lartë në komunën e qytetit Unterschleissheim ka marrë 5000 euro në formë të mitos nga një ndërmarrës 45 vjeçar ndërtimi, që njëherësh është edhe përkthyes i shqipes, shkruan merkur.de.
Të dy personat janë përgjigjur para Gjykatës së Qarkut të Munihut: i korruptuari për mitosje dhe gjashtë raste përvetësimi të paligjshëm ndërsa shqiptari 45 vjeçar, për korruptim dhe për gjashtë raste ndihme në përvetësim të paligjshëm.
Rrjedha e ngjarjes sipas akuzës duket kështu: inxhinieri i ndërtimit ka punuar për shtetin nga viti 2011-2014 dhe pastaj është pushuar nga puna. Mes tjerash ai ka qenë përgjegjës për kontraktimin dhe mbikëqyrjen e ndërtimit të ndërtesave të qytetit. Diku para qershorit të vitit 2013 ai e ka kryer deliktin me ndërtimtarin shqiptar. Çmimet e ofruara nga ndërtimtari për një punë të kontraktuar (ngjyrosje) për komunën ishin më të larta se ato që qyteti i kishte kontraktuar me një “moler” tjetër, transmeton albinfo.ch. Për ta maskuar pagesën prej 5000 eurosh për inxhinierin nëpunës, ata kanë lidhur një marrëveshje fiktive “private të huadhënies”.
Dëmi i shkaktuar për komunën llogaritet në 35 mijë euro.
Dënimi që u është shqiptuar ka qenë po ashtu i barabartë: nga një vjet e dhjetë muaj burg me kusht, përcjell albinfo.ch. Edhe pse zakonisht ai që korruptohet merr dënim më të lartë, kësaj here dënimi ka qenë i njëjtë për arsyen se, sipas gjyqtarëve, ndërmarrësi ka pasur përfitim më të madh me rastin e dhënies së mitos. Po ashtu ai ka qenë tashmë i dënuar me kusht për tentim mashtrimi.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













