Integrimi
Denis Bajrami : “Das Supertalent” i hap rrugë të reja në muzikë
Përvoja e fituar në “Das Supertalent” për Denisin do të hapë rrugë të reja për të vazhduar me këngë të tjera. Ai shumë shpejt do të realizojë këngë në gjuhën shqipe dhe gjermane.
Denis Bajrami është i lindur në Gjermani, ndërsa me prejardhje është nga komuna e Pejës. Me muzikë merret prej moshës 6-vjeçare. Është nxënës i klasës së 10-të në gjimnaz, ndërkohë ndjek edhe shkollën e muzikës për Piano. I riu 17-vjeçar u paraqit në spektaklin “Das Supertalent 2014” në Gjermani. Sapo hyri në sallë, Denisin e kaploi frika, por më pas ai mori veten, u ul para pianos dhe me këngën “Another Love” të Tom Odell ai shpërtheu duke ngritur gjithë publikun në këmbë. “Ishte hera e parë që dola para gjithë atij publiku. Natyrisht se kisha pakëz frikë, sepse kisha kënduar vetëm në programet e shkollës, por jo para gjithë atij publiku. Megjithatë, gjithçka përfundoi shumë mirë”, ka thënë Denisi për albinfo.ch. Denisi mori kritika të mira nga gjithë paneli i jurisë, madje anëtari i jurisë, Guido Maria Kretschmer, u “dashurua” aq shumë në zërin e tij sa i bëri ftesë të këndojë në përvjetorin e martesës së tij. “ Më je dukur i mrekullueshëm. Isha çdo sekondë në ty. Do të doja të angazhoja të këndosh në përvjetorin e dasmës sime”, është shprehur anëtari Kretschmer. Denisi e kaloi me sukses këtë fazë, por siç na thotë ai, nuk ka arritur të hyjë në finale. “Ishim shumë kandidatë dhe nuk arrita të hyj në finale”, thotë ai. Përvoja e fituar në “Das Supertalent” për Denisin do të hapë rrugë të reja për të vazhduar me këngë të reja. “Deri më tash kam kënduar vetëm në anglisht, kurse tash dëshiroj të bëj këngë në gjuhën gjermane, por edhe në gjuhën e nënës, në gjuhën amëtare, pra në gjuhën shqipe”, pohoi ai për albinfo.ch. Ai ka shumë idhuj që kishte pasur dëshirë të këndojë në gjuhën angleze, ndërsa me këngëtarët shqiptarë dëshiron të bëjë një duet me këngëtarin Ardian Bujupi.
Denisi falënderon gjithë shqiptarët për përkrahjen dhe komentet pozitive, ndërkohë ai premton se do të befasojë të gjithë më këngët e tij të reja.
A.Gj.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj












