Kosova
Deputeti i Ukrainës që foli shqip në Asamble, i gëzohet rezultatit
“Që një vit e kam ngritur këtë çështje, urime”
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Këtij lajmi i është gëzuar deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, përcjell albinfo.ch.
“Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sapo ka rekomanduar Komitetin e Ministrave që ta ftojë Kosovën të bëhet anëtare e këtij Kuvendi! Vendim i rëndësishëm! Unë e kam ngritur këtë çështje për më shumë se një vit! Dhe, së fundi, një hap tjetër është hedhur! Urime, Kosovës, për këtë vendim!”, ka shkruar ai.
Në fjalimin e tij para votimit, ai u shpreh: “Dua të uroj Kosovën. Kosova e meriton. Bota e lirë duhet të bashkohet”, tha deputeti Goncharenko, vendi i të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Deputeti ukrainas foli edhe në shqip.
.@PACE_News has just recommended the Committee of Ministers to invite Kosovo to become a member of the Assembly! Important decision! I have been raising this question for more than one year! And finally, one more step has been taken! Congratulations to Kosovo on this decision! pic.twitter.com/sgidoEPT6Z
— Oleksiy Goncharenko (@GoncharenkoUa) April 16, 2024
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane














