Lajme
Deputeti shqiptar i Suedisë shpëton jetën e një fëmije në Mal të Zi

Ishte pjesë e misionit vëzghues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në ditën e zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi. Por deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani, do të përmendet për një mision tjetër.
Teksa një foshnje po nxirrej nga lumi Moraça i ftohtë, ai ndihmoi ata të shpëtonin jetën e këtij fëmije.
Gazeta malaziase “Pobjeda” raporton se falë guximit, qetësisë, por edhe njohurive që ka si prind i tre fëmijëve të mitur, Adnani nxori ujin nga mushkëritë e foshnjës dhe praktikisht e “ringjalli”.
“Po e kaloja urën dhe shikova drejt ujit kur pashë një grua dhe një fëmijë që notonin në lumë. Disa djem të tjerë erdhën, zbritën në lumë dhe nxorën foshnjën nga uji. Ndërsa të tjerë thirrën një ambulancë. Vrapova drejt tyre dhe pashë që po mbanin në krahë foshnjën, e cila nuk kishte shenja jete. Meqenëse kam një fëmijë të vogël në shtëpi, e dija çfarë të bëja në situatë të tillë”, tha Adnani.
“E mora foshnjën prej tyre dhe u përpoqa të bëja atë që di, sa më mirë që mundem, e shtrëngova foshnjën, dhe ia nxora ujin nga mushkëritë. Kur e dëgjova të qartën e tij, nxitova te urgjenca dhe ia dorëzova foshnjën”, shtoi tutje Adnani.
Ai tregon se foshnja kishte qenë në lumë për disa minuta.
“Vetëm shpresoja që fëmija të fillonte të merrte frymë. Dhe kur dëgjova britmën e tij, më dha energji shtesë për t’ia dalë mbanë që ta shpëtoj”, tha Adnani. “Do të përqafoj fëmijët e mi, dhe në mendjen time shpresoj që foshnja së shpejti të jetë sërish e shëndetshme me prindërit e tij”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Autorja shqiptare Jetlira Avdiaj pas promovimit të librit të saj i dhuron ato për bibliotekën në Cyrih “Simfonia e fundit” e autores shqiptare Jetlira Avdiaj është promovuar në Cyrih. Me këtë rast autorja...
-
Donis Avdijaj po shkëlqen në Bundesligën austriake
-
Pse qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë nuk lejohen të blejnë armë në Zvicër?
-
Studentët shqiptarë, “diplomacia qytetare” e Kosovës në Zvicër
-
Historia e rritjes së Zidan Tairit në futbollin zviceran
Jeta në Zvicër
-
Vazhdon rritja e vendeve të punës në Zvicër Kompanitë në Zvicër raportuan gjithsej 7,100 (+5.9%) më shumë vende të lira pune se një vit...
-
Gjysma e popullsisë zvicerane nuk ka gjasa të udhëtojë jashtë vendit këtë verë
-
Burrat dhe gratë zvicerane lëvizin në polet e kundërta politike
-
Mushkonja tigër përhapet në kantonin Vaud
-
Gjithçka që ndryshon në Zvicër gjatë qershorit