CH-Ballkani
Media austriake: Edhe Serbia refuzoi hyrjen e ish presidentes Jahjaga në 2017
Pak pas arrestimit të politikanit serb Marko Gjuriq në veri të Kosovës, “Lista Serbe” kërkon të krijojë pa Prishtinën asocacionin dhe njëherësh tërhiqet nga qeveria e Kosovës, shkruan fillimisht “Der Standard”.
Gjuriq tregoi histori të dhimbshme gjatë arrestimit. Njëri polic e kishte kërcënuar me thikë, një tjetër kishte thirrur “Allahu Ekber”, ndërsa ndokush tjetër i kishte drejtuar kalashnikovin në drejtim të barkut. Por është krenar me vetëmbrojtjen serbe, sipas metodës së Gandhit, tha ai.
Si ndodhi historia?
Në lidhje me dialogun e brendshëm serb, Gjuriq kërkonte të informonte serbët e veriut në lidhje me marrëveshjen e mundshme me Kosovën. Ai njoftoi për hyrje qeverinë e Kosovës, megjithatë kërkesa ju refuzua. Kjo ka ndodhur shpesh – gjithashtu nga pala serbe. Ish presidentes kosovare Atifete Jahjaga ju refuzua vizita në Serbi gjatë 2017. Megjithatë Gjuriq vendosi të udhëtojë drejt veriut, kurse qeveria e Prishtinës paralajmëroi se do zbatojë ligjin e hyrjes ilegale në shtet.
“Shteti terrorist”
Pas gjithë këtyre ngjarjeve, presidenti serb Aleksandër Vucic tha në rolin e viktimës se “terroristët shqiptarë dëshironin të tregojnë pushtetin që kanë dhe mbështetjen e perëndimit. I falenderoj për këtë informacion.” Ai kritikoi edhe Eulex-in pasi njësia speciale e Kosovës kishte patrulluar me automjetet e saj. “Megjithatë as terroristët shqiptarë dhe as partnerët e tyre europianë nuk mund të dëmtojnë serbët e veriut,” shtoi më tej Vucic. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në Serbi, Vucic telefonoi me presidentin rus Vladimir Putin.
Në fund media austriake thekson se me këtë kërkohet të arrihet fundi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, pikërisht kur pala kosovare u pajtua me demarkacionin. Dacic është prej kohësh për ndarjen e Kosovës, ndërsa edhe Gjuriq refuzoi indirekt një dialog tjetër me Prishtinën. Me aksionin që u pa, u tregua se çfarë mendojnë të dyja palët për dialogun,”tha ai. Edhe Vucic shtoi se është e panevojshme të bisedohet në këtë kohë me Brukselin.
E-Diaspora
-
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative,... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg













