Kosova
Detaje mbi aksionin e sotëm në veri
Prokuroria ka njoftuar se te të dyshuarit janë gjetur armë pa leje dhe dëshmi të tjera, lidhur me këtë rast
Forcat speciale të Policisë së Kosovës ROSU kanë arrestuar sot në Mitrovicë katër persona, nën dyshimin se janë të përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Prokuroria ka njoftuar se te të dyshuarit janë gjetur armë pa leje dhe dëshmi të tjera lidhur me këtë rast.
Prokuroria Speciale ka dhënë detaje lidhur me aksionin e sotëm në veri, ku u arrestuan katër persona, si të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, përcjell albinfo.ch.
Në Prokurori thonë se janë kontrolluar disa lokale dhe prona në pjesën veriore të Mitrovicës, për shkak se është vlerësuar se ka gjasa reale se në këto lokale, shtëpi dhe prona mund të zbulohen dhe të konfiskohen prova të rëndësishme për veprën penale.
Gjatë këtij aksioni “Policia e Kosovës ka gjetur armë pa leje dhe materie të tjera që përbëjnë veprën penale, për të cilën ndiqet sipas detyrës zyrtare”.
Ndërkohë, komandanti i KFOR-it, Vicenco Grasov, ka thënë se kanë qenë në dijeni për aksionin e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, nga i cili janë arrestuar katër persona. Ai ka thënë se tashmë janë duke e monitoruar situatën dhe gjithçka është e qetë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shpjeguar se ky veprim policor ishte në pajtim të plotë me ligjin dhe se nuk ndërlidhet në asnjë mënyrë me asnjë zhvillim politik.
Derisa u ka bërë thirrje qytetarëve, subjekteve politike, kryetarëve të komunave, posaçërisht atyre që të kontribuojnë në mbajtjen dhe avancimin e qetësisë publike.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













