Koronavirusi: çast pas çasti
Dhënia e vaksinave: Cilat janë 5 vendet e para
Ka nisur fushata më e madhe e vaksinimit në histori
Sipas të dhënave të mbledhura nga Bloomberg, janë administruar më shumë se 30,5 milionë doza në 43 vende.
Shpërndarja e miliarda të tjerave do të jetë një nga sfidat më të mëdha logjistike të ndërmarra deri më tani.
Vaksinimi në SHBA nisi më 14 dhjetor, me punonjësit e shëndetësisë. Deri më tani janë shpërndarë 9.94 milionë doza, sipas bilancit, shtet më shtet, sipas Bloomberg dhe të dhënave nga “Centers for Disease Control and Prevention” (qendrave për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve). Të paktën 636.172 njerëz kanë përfunduar programin e vaksinimit në dy doza, transmeton Monitor, përcjell albinfo.ch.
Në SHBA, janë administruar 3.0 doza për çdo 100 persona dhe 36% e injektimeve të shpërndara në shtete janë administruar.
SHBA po menaxhojnë shpërndarjen shtet më shtet të vaksinës Pfizer dhe BioNTech, si dhe atë të Moderna-s, me synimin për të marrë dhe për të shpërndarë 20 milionë doza në fillim të janarit. Të dyja vaksinat kërkojnë dy doza që duhet të merren në harkun e disa javëve. Dozat e dyta po ruhen deri sa të jenë gati për t’u shpërndarë.
Edhe vendet e tjera kanë filluar vaksinimet.
Kina dhe Rusia autorizuan vaksinat e tyre në korrik dhe gusht, para se të testoheshin plotësisht. Që nga ajo kohë, vendet kanë administruar miliona doza, megjithëse ato ofrojnë përditësime më pak të shpeshta të progresit të tyre.
Me fillimin e fushatës globale të vaksinimit, vendet kanë përjetuar një qasje të pabarabartë në vaksina dhe shkallë të ndryshme të efikasitetit në marrjen vaksinave.
Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni janë vendet që kanë vaksinuar një pjesë më të madhe të popullsisë së tyre sesa pjesa tjetër e botës. Izraeli kryeson renditjen me 20,7 doza të administruara për çdo 100 persona. Në vend të dytë, Emiratet e Bashkuara me 11.87 doza, ndjekur nga Bahrejni, me 6.26 doza për 100 mijë banorë.
Në vendin e katërt qëndron Britania me 4.26 doza, kurse në të pestin Shtetet e Bashkuara me 3.03 doza për 100 banorë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026












