Bota
Dhjetë kandidatë do të garojnë për kryeministër të Britanisë
Dhjetë kandidatë do të garojnë për postin e kryetarit të Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar dhe rrjedhimisht të kryeministrit, konfirmoi të hënën komiteti i kësaj partie.
Kryetarja e deritashme, Theresa May, ka dhënë dorëheqje javën e kaluar, ndërsa do të mbetet në krye të qeverisë derisa të zgjidhet kryeministri i ri.
Kryeminstër i Mbretërisë së Bashkuar bëhet me automatizëm udhëheqësi i partisë më të madhe në Parlamentin britanik – në këtë rast i Partisë Konservatore.
Kandidatët përfshijnë ish-ministrin e Jashtëm, Boris Johnson, pasardhësin e tij, Jeremy Hunt, ministrin e Mjedisit, Michael Gove, ish-ministrin për Brexit, apo daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, Dominic Raab, ministrin e Shëndetësisë, Matt Hancock dhe ministrin e Brendshëm, Sajid Javid.
Kandidatë të tjerë janë: ministri i Zhvillimit Ndërkombëtar, Rory Stewart, ish-ministrja e Punës, Esther McVey, ish-kryetarja e Parlamentit, Andrea Leadsom, dhe ligjvënësi konservator, Mark Harper.
Rrethi i parë i votimeve në mesin e ligjvënësve konservatorë do të mbahet të enjten, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Të enjten Kurti takon mërgatën në Cyrih Në kuadër të Zgjedhjeve të Përgjithshme në Kosovë më 9 shkurt 2025, Kryeministri i Kosovës, Albin...
-
Shqipëria me njoftim për diasporën të cilëve u është refuzuar kërkesa për të votuar nga jashtë
-
“Institucionet duhet të bëjnë më shumë për dënimin e gjenocidit mbi shqiptarët”
-
Mjekët në fushatë për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve në një kohë kur politikanët janë në fushatë për të marrë votën e qytetarëve
-
Rama nxit mërgimtarët të kthehen në Shqipëri për të investuar
Jeta në Zvicër
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga muaji shkurt Afati i fundit për blerjen e vinjetës së veturave të këtij viti deri në referendumin e...
-
Zviceranët ende përdorin në masë të madhe paratë “cash”
-
Të enjten Kurti takon mërgatën në Cyrih
-
Më 18 maj votohet për taksat e korporatave në Cyrih
-
Kupa Botërore e Skive, 140 misione të ekipit të shpëtimit