Lajme
Diaspora për Kosovën, apel për të ndihmuar zonat e vërshuara
Kosova ka disa ditë që është përfshirë nga reshjet e shumta dhe vërshimet që kanë shkaktuar dëme materiale të mëdha në disa qytete, përcjell albinfo.ch.
Nisur nga këto përmbytje në Kosovë, diaspora po bën thirrje për ndihmë në zonat e prekura.
Nga data 18 janar 2023, disa komuna të Kosovës janë prekur nga përmbytje të mëdha që kanë ardhur si rrjedhojë e kushteve të rënduara atmosferike dhe daljes së lumenjëve nga shtrati. Kjo situatë është duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në ekonomitë familjare, ndërtesat private dhe publike, pajisjet shtëpiake dhe biznesore etj., që deri më tani vlerësohen që tejkalojnë miliona euro. Shumë familje tashmë janë evakuuar dhe e kanë të pasigurt kthimin në shtëpitë e tyre, ndërkohe shumë ndërtesa janë jofunksionale. Fatmirësisht nuk ka humbje të jetëve njerëzore. Komunat më të prekura nga përmbytjet deri më tani janë: Skënderaj, Mitrovica e Jugut, Klina dhe Vushtrria.
Duke u nisur nga kjo situatë, Fondacioni Global Shqiptar (GAF) në SHBA, Fondacioni BESA në Gjermani, Shoqata “ODA Hamburg E.v.” në Gjermani dhe Organizata GERMIN në Kosovë ju ftojnë t’i bashkoheni fushatës për mbledhjen e fondeve në mënyrë që t’u vijmë në ndihmë të prekurve nga përmbytjet. Kjo nismë u bën thirrje bashkatdhetarëve tanë kudo që ndodhen që, ashtu siç kanë bërë gjithmonë, t’i dalin në ndihmë Kosovës kur ajo ka më së shumti nevojë.
Qëllimi i fushatës është të mbledhë një shumë sa më të madhe të të hollave, në mënyrë që ndikimi i ndihmave të jetë sa më i madh. Ndihmat do të shkojnë vetëm te qytetaret e komunave të prekura, në lokacionet që do të vendosen sipas situatës dhe nevojës në terren.
Fushata për mbledhjen e fondeve realizohet online nga Fondacioni Global Shqiptar përmes platformës “Facebook” dhe “PayPal”:
https://www.facebook.com/donate/667224071808726/
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














