Shqipëria
“Diella” fiton çmim ndërkombëtar
“Diella” është vlerësuar edhe nga vendet ndërkombëtare duke e cilësuar si një vizion që ofron shërbime publike më të shpejta dhe më gjithëpërfshirëse
Ministrja e parë e krijuar me inteligjencën artificiale, “Diella”, është vlerësuar me çmimin “Future Fit Seal – Global Edition Award” në samitin e Qeverive Botërore që u mbajt në Dubai.
Ajo u vlerësua për modelin inovativ të qeverisjes digjitale dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në shërbimet publike, një nismë që rrit transparencën, efikasitetin dhe përmirëson shërbimet për qytetarët, transmeton albinfo.ch.
Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cila theksoi se ky është një vlerësim ndërkombëtar për Shqipërinë dhe një hap më afër modernizimit të administratës publike, duke përdorur teknologjinë për të përmbushur nevojat e qytetarëve.
Shqipëria u bë vendi i parë në botë që ka një ministre me Inteligjencë Artificiale në mandatin e ri qeverisës, “Rama 4”. “Diella” është vlerësuar edhe nga vendet ndërkombëtare duke e cilësuar si një vizion që ofron shërbime publike më të shpejta dhe më gjithëpërfshirëse.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Papunësia ra në 3% në prill Faktorët sezonalë ndikojnë pozitivisht në të dhënat e publikuara nga SECO.... -
Si rriten pagat në Zvicër me moshën? -
Zvicra importon një numër rekord organesh -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin











