Lajme
Digjet stalla me 28 krerë lopë brenda
28 krerë lopë i janë djegur fermerit Muhamet Zeqiri nga fshati Babush i Lipjanit, pasi stalla e tyre mbrëmë rreth orës 24 u përfshi nga flaka. Pronar i fermës dyshon që shkaktar i zjarrit është rryma
Një zjarr që kishte përfshirë stallën e bagëtive në rajonin e Lipjanit, ka përfunduar me fatalitet për fermerin Muhamet Zeqiri, të cilit përveç dëmeve materiale, i janë djegur edhe 28 krerë lopë. Stalla u përfshi nga flakët rreth orës 24:00, prandaj edhe intervenimi ishte shumë i ngadalshëm, si nga banorët e po ashtu edhe nga zjarrfikësit.
Ngjarja ndodhi mbrëmë në mesnatë në fshatin Babush i Muhaxhirëve derisa nga ky zjarr shpëtoi vetëm një lopë dhe dy viça.
“Vetëm prej rrymës, se s’ka pas kush me hy me i kall lopët. Vonë ka qenë kur jam dal vetëm sa e kishte kaplue flaka. Mezi e kam hapur derën dhe kanë dal viçat dhe një lopë më nuk ka pasur mundësi të futemi brenda”, deklaroi Muhamet Zeqiri pronar I fermës.
Organet Komunale të Lipjanit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po i kryejnë vlerësimet lidhur më dëmin e shkaktuar, citon KP.
Feti Krasniqi, drejtori i Bujqësisë në Lipjan tha se fillimisht u vjen keq që ka ndodhur kjo, sepse është fermer potencial në listat e fermerëve të komunës së Lipjanit. Ai tha se do të bëjnë përpjekje që me qetësi ti bëjnë vlerësimin real dhe me ato kapacitete që kanë t’i dalin në ndihmë këtij fermeri. Dëmet materiale konsiderohen të mëdha kurse policia është duke i bërë hetimet për të gjetur shkaqet e shkaktimit të zjarrit.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj Shumë pak mësues po trajnohen në Zvicër, me një mungesë të rëndësishme që pritet deri në...
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut
-
Ndërprehet linja e trenit midis Brig në Valais dhe Italisë