Lajme
Dilema e “një ore më shumë apo një ore më pak gjumë”
Akrepat e orës kthehen një orë mbrapa në orën 03:00 të natës, mes të shtunës 26 tetor dhe të dielës 27 tetor
Rikthimi në orën diellore është shenja se ne jemi gati të biem në errësirën e dimrit, ku do të kemi mundësi të flemë një orë më shumë, por dhe do të errësohet më shpejt.
Ky ndryshim ka ndikime në organizmin e disa njerëzve dhe mund të sjellë edhe ndonjë shqetësim, por kjo kategori njerëzish do të ndjehet më mirë pas vendimit të Parlamenti Europian, për të mos ndryshuar më orën prej muajit mars të vitit që vjen, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Ora diellore do të mbetet në fuqi deri në 29 mars të 2020, më pas në vitin pasardhës gjithçka do të vendoset nga vetë shtetet e Bashkimit Europian për të vendosur cilën orë do të mbajnë.
Ende nuk dihet se si do të vijojë të funksionojë në Shqipëri, por këtë herë ndryshimi do të jetë më 27 tetor.
Ndryshimi i orës u bë që njerëzit të kenë mundësinë të shfrytëzojnë ditën dhe energjinë diellore.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss













