Lajme

Dimri më i nxehtë në Zvicër

Zvicra po shkon për dimrin e saj më të ngrohtë që kur filluan regjistrimet më 1864, sipas Meteo Zvicrës

Temperatura mesatare përgjatë periudhës nga dhjetori deri në shkurt ishte 0.7 gradë, sipas parashikuesit të motit.

Ky dimër solli një rrymë më të qëndrueshme se normale të ajrit të ngrohtë nga Oqeani Atlantik. Kjo ka parandaluar zbritjen e ajrit të ftohtë nga veriu, përcjell albinfo.ch.

Zvicra ka përjetuar dimra vazhdimisht të ngrohtë gjatë 30 viteve të fundit. Temperaturat mesatare të dimrit kaluan mbi zero më 1990, 2007 dhe 2016. Nga 1864 në 1990 temperatura mesatare e dimrit ishte rreth -3 gradë.

Temperaturat mesatare të dimrit në Zvicër janë ngrohur mesatarisht me gati 2 gradë që nga periudha parahindustriale, parashikuesve të motit.

Temperaturat mesatare të dimrit parashikohet të rriten për 3.5 gradë të mëtejshme midis tani dhe vitit 2050.