Lajme
Dirigjenti hungarez vaksinohet gjatë koncertit
Një dirigjent i orkestrës hungareze mori dozën e radhës së vaksinës për mbrojtje ndaj COVID-19 në skenë, gjatë një koncerti në ambient të hapur në Budapest, të mërkurën, si pjesë e një përpjekjeje për të inkurajuar njerëzit që të vaksinohen. Hyrja në koncert ishte falas.
Drejtuesi i Orkestrës së Festivalit të Budapestit, Ivan Fischer, hoqi xhaketën e tij për të zbuluar një këmishë të bardhë me një vrimë në mëngë. Ndërsa e mbante shkopin në lëvizje dhe gjersa orkestra luante, një mjek ia dha dozën e tretë Fischerit, diçka që u duartrokit nga turma.
Veprimi i koreografuar me kujdes ishte një përpjekje për të “rritur më shumë ndërgjegjësimin e njerëzve karshi nevojës për vaksinim” në Hungari, ka thënë drejtoresha menaxhuese e orkestrës, Orsolya Erdodi./AP
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit Kompania ajrore zvicerane zgjat pezullimin për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, ndërsa fluturimet për... -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve











