Lajme
Disa aplikacione të Androidit kapen duke vjedhur fjalëkalimet në Facebook
Google ndërhyri për të hequr nëntë aplikacione Android të shkarkuara më shumë se 5.8 milionë herë nga Play Store i kompanisë, pasi aplikacionet u kapën duke vjedhur fshehurazi kredencialet e hyrjes në Facebook të përdoruesve.
“Aplikimet ishin plotësisht funksionale, gjë që supozohej të dobësonte vigjilencën e viktimave të mundshme. Me këtë, për të hyrë në të gjitha funksionet e aplikacioneve dhe, gjoja, për të çaktivizuar reklamat brenda aplikacioneve, përdoruesit u nxitën të hynin në llogaritë e tyre në Facebook”, kanë thënë studiuesit nga Dr. Web.
Aplikacionet maskuan qëllimin e tyre për të mashtruar viktimat që të hynin në llogarinë e tyre në Facebook dhe të rrëmbenin kredencialet e futura përmes një pjese të kodit JavaScript.
Lista e aplikacioneve:
PIP Photo (>5.000.000 instalime)
Processing Photo (>500.000)
Rubbish Cleaner (>100.000)
Horoscope Daily (>100.000)
Inwell Fitness (>100.000)
App Lock Keep (50.000)
Lockit Master (5.000)
Horoscope Pi (>1.000)
App Lock Manager (10)
E-Diaspora
-
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë Në Gjenevë, më 30 gusht mbahet mbrëmje e veçantë kushtuar Ukshin Hotit me rastin e Ditës... -
Kur diaspora vjen, Ulqini fiton më shumë se turistë -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026”
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat në majat e Zvicrës thyejnë rekorde historike Edhe zonat më të larta malore nuk po i shpëtojnë më valëve të të nxehtit. Stacionet... -
Kanceri i lëkurës mund të njihet si sëmundje profesionale nga sigurimi -
Mashtrimet me policë të rremë në Zvicër: 19-vjeçari francez mashtroi viktimat me mijëra franga -
Turqia dhe Azia, destinacionet më të leverdishme për turistët zviceranë -
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë











