Kosova
Disa mërgimtarë nuk i paguajnë dënimet e policisë me veturat qira
Mërgimtarët që vijnë në Kosovë marrin veturat me qira dhe shkelin rregullat në komunikacion dhe shpeshherë nuk po i paguajnë dënimet e policisë.
Bëhet fjalë për tejkalim të shpejtësisë dhe për dënime që janë regjistruar nga radarët në Kosovë dhe Shqipëri.
Me këtë femomen janë duke u ballafaquar kompanitë në Kosovë që japin vetura me qira “Rent a Car”. Faturat e tyre do t’u dërgohen në vendet prej nga vijnë mërgimtarët, të cilët janë kapur nga radarët levizës në Shqipëri ndërsa dënimet janë adresuar në kompanitë e veturave me qira në Kosovë.
Marigona Sopjani, menaxhere në kompaninë “Renta a Car Prishtina” tha për albinfo.ch se kanë marrë vendim që dënimet do t’u dërgohen në adresë të mërgimtarëve që kanë tentuar t’u ikin dënimeve të policisë me veturat e tyre.
“Policia e Shqipërisë dhe Kosovës kërkon nga kompanitë që të identifikojnë shoferët e veturave me qira që janë kapur nga radarët dhe ne kërkojmë nga klientët tanë t’i paguajnë dënimet në të kundërtën pas cdo vonese vlera do të rritet dhe mund të kenë konsekuenca edhe gjatë kalimit kufitar”, potencoi Sopjani.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













