CH-Ballkani
Plagosen disa migrantë gjatë kalimit të kufirit Bosnjë-Kroaci
Tetëmbëdhjetë migrantë u plagosën përderisa u përpoqën të arrijnë në mënyrë të paligjshme në Bashkimin Evropian, përmes kufirit të Bosnjës me Kroacinë, thanë zyrtarët boshnjakë të mërkurën.
Në përpjekje për të kaluar kufirin kroat nga Bosnja, janë plagosur disa migrantë.
Migrantët, të gjithë burra nga Pakistani dhe Iraku, u dërguan në një spital nga policia, thanë zyrtarët, duke mos pranuar të japin detaje të tjera.
Ende nuk dihen detajet e incidentit.
Mjekët thanë se gjashtë prej tyre duket se kishin lëndime të rënda.
Më shumë se 40.000 migrantë dhe refugjatë kanë hyrë në Bosnjë që nga viti i kaluar, me shpresën për të kaluar në Kroaci dhe që andej në Evropën Perëndimore.
Ka pasur akuza ndaj policisë kroate për përdorim të dhunës gjatë dëbimit të migrantëve, në zonën kufitare, por pretendimet vazhdimisht janë mohuar nga zyrtarët kroatë, raporton gazetaexpress.
E-Diaspora
-
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës Albinfo.ch e ka shpallur Personalitet të Vitit 2025 në fushën e politikës. Në këtë intervistë, Musa... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor Më shumë staf nga Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare do të vendoset për kontrollin... -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara











