Lajme

Disa nga thëniet më të mençura nga shkrimtari Charles Bukowski

Albinfo.ch ju sjell një përmbledhje të disa prej thënieve të tij më brilante:

Henry Charles Bukowski ishte një shkrimtar dhe poet amerikan, i lindur në Gjermani, transmeton albinfo.ch.

Veçohet se ai është autor i më shumë se 40 librave, përfshirë “Femrat” dhe “Zyra postare”. Bukowski përdori prozën dhe poezinë për të përshkuar jetën e korruptuar urbane në Amerikë.

Vlen të theksohet se Bukowski publikoi historinë e tij të parë kur ishte 24 vjeç dhe filloi të shkruante poezi në moshën 35-vjeçare. Shkrimet e tij u ndikuan shumë nga vendi i lindjes Los Anxhelos, shpesh duke shfaqur imazhe seksuale e dhunë në shumë nga veprat e tij.

Albinfo.ch ju sjell një përmbledhje të disa prej thënieve të tij më brilante:

Nuk e di për të tjerët, por kur unë zgjohem në mëngjes dhe vesh këpucët, mendoj: Zot, po tani çfarë?

Vetëm njerëzit e mërzitshëm mërziten.

Ndërkohë që meshkujt mburren me histori që nuk kanë ndodhur kurrë, femrat kanë jetuar aventura që nuk do t’i rrëfejnë kurrë.

Mos prit femrën e duhur! Nuk ekziston. Ka femra që të bëjnë të ndiesh diçka më tepër, përmes trupit apo shpirtit të tyre, por janë pikërisht këto që ta ngulin thikën në mes të sheshit.

Gjëja e tmerrshme nuk është vdekja, por jetët që njerëzit jetojnë apo nuk jetojnë deri në vdekje.

Mënyra për të krijuar art është të djegësh e të shkatërrosh koncepte të zakonshme duke i zëvendësuar me të vërteta të reja që zbresin nga mendja dhe dalin nga zemra.

Krijimtaria është ashtu si çdo gjë tjetër: duhet ta presësh.

Unë jam një gjeni, por përveç meje askush s’e di.

Dija që nuk vihet në vepër është më keq se injoranca.

Të gjithë njerëzit pengohen nga gjërat që mendojnë se nuk mund t’i arrijnë.

Që të shpëtosh botën, shpëtoi njerëzit një e nga një. Gjithçka tjetër është romanticizëm ose politikë.

Do të të duhet të vdesësh disa herë përpara se të jetosh me të vërtetë.

Shumë shpesh njerëzit ankohen se ata nuk kanë bërë asgjë me jetën e tyre; dhe pastaj ata presin që dikush t’ju thotë se kjo nuk është kështu.

Gjenialitet do të thotë të kesh aftësinë për të thënë një gjë mjaft të thellë në mënyrë të thjeshtë.

Qëndro me atë që të puth shpirtin, se lëkurën ta puth kushdo.

Mos lejo kurrë që femra të kuptojë se është e rëndësishme për ty, përndryshe të futi në thes.

Sa më të vogla shanset, aq më e ëmbël fitorja.

Mos u dëshpëro ngaqë të ka lënë gruaja. Do të gjesh një tjetër e do të të lërë edhe ajo.

Problemi i atij që pi është se kur gjërat shkojnë ters, pi për të harruar; kur gjërat shkojnë mirë, pi për të festuar; kur s’ndodh gjë prej gjëje, pi që të ndodhë diçka.

I gjithë vendi, e gjithë bota po shkon drejt katastrofës, ndërsa ty të arrestojnë se tymos hashash.

Zemra është një gjahtare e vetmuar.

Është e shkruar që njerëzit e mëdhenj të jenë më të vetmuarit në botë.

Vdekja s’të shërben për asgjë kur të lypset një vend për të fjetur.

Ne të gjithë do të vdesim, të gjithë ne, çfarë cirku. Kjo duhet të na bënte të gjithë të donim njëri-tjetrin por jo. Ne jemi të terrorizuar nga rivaliteti me njëri-tjetrin.

Pa letërsi, jeta është një ferr.

Disa njerëz nuk bëjnë asnjëherë çmenduri, sa të tmerrshme duhet të jenë jetët e tyre.

Nëse do ta provosh me të vërtetë, shkoi deri në fund. Ndryshe, as nuk e ke filluar fare. Nuk ekziston një ndjenjë më e mirë se sa ajo. Do të jesh vetëm me Zotat. Një luftë e vërtetë.

Ne jemi këtu për t’i jetuar jetët tona aq mirë, sa që vdekja të trembet për të na marrë.

Cilido torollak është i aftë të gjejë një punë dosido, por duhet inteligjencë e madhe për t’ia dalë pa punuar.

Shekuj të tërë poezie dhe gjithnjë jemi në pikën e nisjes.

Poezia thotë shumë në pak kohë. Proza thotë pak dhe vonon tepër.

I vetmi akt poetik i nevojshëm është të shkruarit poezi, çdo gjë tjetër është propagandë.

Paratë janë si seksi, duken shumë më të rëndësishme kur nuk i ke.

Pasiguria e dijes nuk është ndryshe nga siguria e injorancës.

Nganjëherë gjërat janë ashtu siç duken, kjo është e gjitha.

Të vetmit njerëz që njohin mëshirën janë ata që ia kanë nevojen.

Ka shumë mënyra për ta humbur një garë e vetëm një për ta fituar.

Kultura është perëndia e re dhe të kulturuarit janë latifondistët e rinj.

Mendoj që kemi nevojë për një pije. Pothuajse të gjithë kanë nevojë, thjesht nuk e dinë.

Të deheshe ishte diçka e mirë. Vendosa se gjithnjë do më pëlqente të bëhesha tapë.

Të shkruash poezi nuk është e vështirë. Të jetosh është e vështirë.

Këshilla ime për shkrimtarët e rinj është të mos kërkojnë këshilla nga shkrimtarët e vjetër.

Shumë herë duhet të luftojmë aq fort për jetën saqë nuk kemi kohë ta jetojmë.

Mendoni ata miliona njerëz që jetojnë bashkë, por nuk duhen. Mos u habisni që kanë atë fytyrë që kanë.

Frikacaku është ai që parashikon të ardhmen, guximtarit i mungon imagjinata.

Individi i ekuilibruar është i çmendur.

E vërteta është në dritëhijet.

Si mund të thuash që do vetëm një njeri, kur në botë ka mijëra njerëz që mund të doje më shumë po t’i takoje.

Ndryshimi mes demokracisë e diktaturës është se në demokraci përpara votohet pastaj merren urdhra, ndërsa në diktaturë s’është nevoja të humbasim kohë duke shkuar në votim.

Unë isha i dehur kurse ajo e çmendur, domethënë të barabartë.

Secili ka të metat e tij, dihet. Por unë isha tri herë më lart se persekutorët e mi.

Kaloja para dyqind vetave dhe nuk arrija të shikoja qoftë dhe një qenie njerëzore.

Mendoni për miliona veta që jetojnë së bashku edhe pse nuk iu pëlqen, e urrejnë punën por kanë frikë ta humbasin, nuk ka pse të çuditësh që e kanë atë fytyrë të cilën e kanë.

Kjo jetë është një e përdalë. Shkon kështu çakërrqejf, sepse ka çaste që të lënë shije të hidhur në gojë, e të tjera çaste aq të bukura sa të bëjnë të harrosh paudhësitë e pafundme të jetës.

Spitalet, burgjet dhe kurvat: ja universitetet e jetës. Unë kam kryer plot të tilla. Thërritmëni “doktor”!

I gjithë vendi, e gjithë bota po shkon drejt katrahurës, kurse ty të arrestojnë se konsumon hashash.

Bukuria nuk është asgjë, bukuria nuk zgjat.

Feja përshtatet mirë me spitalet. Zoti gëzon njëfarë respekti në vende të tilla.

Ambicia ime pengohet nga përtacia.

Nuk u besoj statistikave, sepse një njeri me kokën në furrë e me këmbët në frigorifer, statistikisht ka një temperaturë mesatare.

Ata që pandehin se dinë gjithëherë gjithçka, janë pikërisht ata që nuk dinë asnjëherë asgjë.

Bytha është fytyra e shpirtit të seksit.

Kur bën gjërat që bëjnë të tjerët, bëhesh të tjerët.

Shpirti i lirë është i rrallë, por njihet me të parë, sepse të shkakton një ndjesi mirësie menjëherë.
U kalova përbri dyqind personave dhe nuk pashë asnjë qenie njerëzore.

Dashuria është një fjalë e pistë.

Nganjëherë kam përshtypjen se jam vetëm në botë, kurse herë të tjera jam i sigurt.

Çmenduria është relative: kush e cakton normalitetin?

Njerëzit janë spektakli më i madh i botës. Dhe nuk paguhet biletë.

Shkruaj poezi vetëm për të fjetur me femra.

Dashuria është rezultati i një takimi të rastësishëm. Prandaj, seksi i mirë nuk duhet përçmuar kurrsesi.

Bota do të ishte një vend i shpifur pa femrat. Femra është poezi, është dashuri, është jetë.

Disa njerëz nuk meritojnë as buzëqeshjen tonë, jo më lotët.

Dashuria është një qen që vjen prej ferrit.

E vërteta e thellë për të bërë çfarëdolloj gjëje gjendet në thjeshtësi. Jeta është e thellë në thjeshtësinë e saj.

Ata që kërkojnë gjithnjë turmat, vetëm nuk janë askushi.

Nëse parashuta nuk hapet nuk të del as koha për t’u nevrikosur me dikë.

Qentë kanë pleshtat, kurse njerëzit një thes me telashe.

E përjetshme ringjallet gjithmonë shpresa, si një kërpurdhë helmuese.

Shumëkush e bërtet të vërtetën, por pa pak stil është e kotë, nuk shërben.

Kam më shumë simpati për djallin se për njerëzit e mirë. Më duket më interesant.

Nëse do të nis të flas për yje e dashuri, zhdukmëni ju lutem!

Patjetër që mund të dashurohet një qenie njerëzore, nëse nuk njihet mjaftueshëm.

Këpucët e punës dhe unë brenda tyre, me të gjitha dritat e fikura.