Koronavirusi: çast pas çasti
Disa shtete amerikane do të zbatojnë masën e karantinës për vizitorë
Shtetet amerikane, Nju Jork, Nju Xhersi dhe Konektikat, do t’u kërkojnë vizitorëve nga qendrat e përhapjes së koronaviursit që të zbatojnë masën e karantinës 14-ditore, kanë thënë zyrtarët.
Guvernatorët e këtyre tri shteteve – që më parë kanë qenë vetë qendra të përhapjes së këtij virusi – kanë bërë të ditura masat e reja ditën e mërkurë.
Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka thënë se nuk dëshiron që vizitorët e vendeve të tjera të dërgojnë koronavirusin në vendin që ai udhëheq, pasi është punuar shumë për të ulur shkallën e transmetimit të virusit”.
Rregulla e karantinës do të aplikohet për shtete ku 10 për qind e popullsisë është e infektuar me koronavirs, duke marrë parasysh një mesatare shtatëditore, ka thënë Cuomo.
Nëntë shtete, duke përfshirë, Allabaman, Arkansasin, Arizonan, Floridan, Karolinën Veriore, Uashingtonin, Utah dhe Teksasin, aktualisht janë të prekura me shkallën e përmendur të infektimit.
Masa e karantinës është thënë se do të nisë së zbatuari ditën e enjte.
Me më shumë se 31,000 vdekje dhe 412,000 raste të regjistruara, Nju Jorku ka qenë epiqendër e pandemisë me koronavirus në një pikë, mirëpo tani shtetet perëndimore dhe ato jugore në Shtetet e Bashkuara po përballen me përhapje të infektimit.
E-Diaspora
-
Diaspora hap kapitull të ri bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030” Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me anëtarët e Këshillit... -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë -
Një histori suksesi në zemër të Cyrihut: “Helvetia Gold” flet shqip -
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri do të organizojë simpoziumin e radhës shkencor -
Alban Skenderaj mobilizon shqiptarët e Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Fribourgu prezanton plan veprimi për mbështetjen e sektorit të qumështit Kantoni i Fribourgut ka prezantuar një plan veprimi që synon përmirësimin e kushteve në sektorin e... -
Xhamia e madhe në St. Gallen: Skepticizëm, por edhe shpresë për dialog -
Pse Zvicra po ngrohet më shpejt se shumica e vendeve në botë? -
Zvicra ka ulur emetimet e gazrave serrë me 27% që nga viti 1990 -
Si do të ndikonte vota anti-imigracion e Zvicrës në Gjenevë?













