Kuriozitete
Disa zyrtarëve të BE-së u përgjohen telefonat
Një hetim i brendshëm në Komisionin Evropian ka zbuluar se telefonat celularë të disa anëtarëve të stafit ishin shënjestruar duke përdorur softuerin “Pegasus” të një kompanie izraelite.
Letra nga komisioneri i Drejtësisë i BE-së, Didier Reynders, drejtuar ligjvënëses së BE-së, Sophie in ‘t Veld, shkruante se kompania amerikane e teknologjisë “Apple” kishte paralajmëruar në nëntor 2021 për një kompromis të mundshëm të pajisjes së tij telefonike nga softueri “Pegasus” i grupit izraelit NSO.
Sipas letrës, ky alarm nxiti një seri inspektimesh të pajisjeve të Reynders, së bashku me anëtarët e tjerë të stafit të komisionit, të cilët u paralajmëruan nga “Apple”.
Letra shkruante se inspektimet nuk gjetën prova përfundimtare që spyware kishte arritur të komprometonte pajisjet e Reynders ose anëtarëve të tjerë të stafit, transmeton dpa, përcjell Albinfo.ch.
Megjithatë, letra thoshte se hetimi është në vazhdim dhe kontrollet në disa pajisje telefonike kishin zbuluar tregues të kompromisit, një shprehje e përdorur nga zyrtarët e sigurisë për të nënkuptuar infiltrimin në sistem.
Sipas letrës së Reynders, nuk është e mundur t’i atribuohet me siguri përgjegjësia autorëve.
Në letrën e Reynders thuhet se përpara paralajmërimit të “Apple”, krahu ekzekutiv i BE-së po hetonte një infiltrim të mundshëm të softuerit “Pegasus” pas zbulimeve në korrik 2021 se qeveritë autoritare në mbarë botën kishin përdorur spyware kundër kritikëve, anëtarëve të opozitës dhe gazetarëve.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme














