Kosova
“Disfatë poshtëruese para vetes e botës”
“Çfarë disfate poshtëruese para vetes e botës, para shtetit të vet. Vizita në gjithë Kosovën nuk është dashur të lejohet në rend të parë asnjëherë”, ka shkruar Abdixhiku
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka komentuar ndalimin që i është bërë nga Qeveria e Kosovës presidentit serb, Aleksander Vuçiq për ta vizituar zonën e Drenicës.
“Ndalojnë vizitë, e lejojnë atë. E ndalojnë sërish, por tashmë veçse pjesërisht. Presidenti i një vendi armik pasi ka caktuar kufij të rinj, pasi ka folur për resurset e Kosovës sikur ishin të tij, është ndaluar – në i thënshin ashtu, e është kthyer jo në Serbi, por në Veri’, ka shkruar Abdixhiku në profilin e tij në Facebook, përcjell albinfo.ch.
Ai ka kritikuar po ashtu edhe institucionet e Kosovës për të cilat tha se janë të pafuqishme.
“Ndalesa tregon se ku përfundon fuqia e Kosovës, ku nisë ajo e shtetit të tij. Me ose pa dije – më shumë me të dyja bashkë – liderët kosovarë caktuan kufirin e ri politik. Ja, thanë, s’mund të vijë kurrë në Drenicë, le të kthehet në Mitrovicë. Dhe na jepen si triumfalistë.
Çfarë disfate poshtëruese para vetes e botës, para shtetit të vet. Vizita në gjithë Kosovën nuk është dashur të lejohet në rend të parë asnjëherë”, ka shkruar Abdixhiku në lidhje me vizitën e Vuçiqit në Kosovë.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit














