Kosova

Distria Krasniqi fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin

Distria Krasniqi fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, përcjell albinfo.ch.

Kampionia olimpike, gjatë rrugëtimit drejt medaljes shënoi katër fitore, ndërsa pësoi një humbje në çerekfinale, kategoria -52 kg.

Ajo shtoi 500 pikë olimpike Paris 2024.

Sot garoi edhe Flaka Loxha, e cila shënoi dy fitore dhe u ndal në raundin e tretë, kategoria -57 kg.

Nesër garon Laura Fazliu, pasnesër Loriana Kuka.