Lajme
Dita e “Mesharit” të Buzukut
Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar Dom Gjon Bdek Buzuku e përfundoi së shkruari ‘Mesharin’ e tij, që deri më sot njihet si vepra e parë dhe njëkohësisht i pari monument letrar i botuar në gjuhën shqipe.
Datën dhe arsyen e shkrimit të kryeveprës monumentale vetë autori e shkruan në pasthënien e Mesharit të tij, se e mbaroi “së shkruami” më 5 janar 1555 duke e vënë edhe arsyen: “Tue e u kujtuom shumӫ herë se gluha jonӫ nukë kish gjā tӫ ṇdigluom ṇ së Shkruomit shenjtë,” dhe dëshmia se kjo është një vepër e parë e këtij lloji e shkruar në gjuhën shqipe: “Këjo tue klenë mā e para vepër”, shkruan drita.info, përcjell albinfo.ch.
Pasthënia e Mesharit:
“U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue ụ kujtuom shumë herë se gluha jonë nukë kish gjā të ṇdigluom ṇ së Shkruomit shenjtë, ṇ së dashunit së botësë sanë desha me ụ fëdigunë, për sā mujta me ditunë, me zdritunë pak mendetë e atyne qi tӫ ṇdiglonjinë, përse ata të mundë mernë sā i naltë e mujtunë e i përmishëriershim anshtë Zotynë atyne qi ta duonë ṃ gjithë zemërë. U lus ṃbas sodi mā shpesh te uini ṃ klishë, përse ju kini me gjegjuni ordhëninë e Tinëzot. E atë në ṃbaronjënë, Zotynë të ketë mëshërier ṃbi ju. E ata qi ṷ monduonë djerie tash, mā mos u mondonjënë. E ju t ini të zgḭiedhunitë e Tinzotë. E përherë Zotynë kā klenë me jū, ju tue ṇdjekunë të dërejtënë e tue lanë të shtrembënënë. E këta ju tue bām, Zotynë ka me shtuom ṇdër jū, se të korëtë taj të ṇglatetë djerie ṇ së vjelash, e të vjeltë djerie ṇ së mbjellash. E u mā duo tӫ ṃbaronj vepërënë teme, Tinëzot tue pëlqyem, Ņdë vjetët M. D. L. IV. njëzet dit ṇdë mars zuna ṇfill, e ṃbarova ṇdë vjetët ṇjë M. D. L. V. ṇdë kallënduor V dit. E se për fat në keshë kun ṃbë ṇdonjë vend fëjyem, u duo tuk të nukë fajtë, aj qi të jetë mā i ditëshim se u, ata faj e lus ta trajtojnë ṇde e mirë. Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë mā e para vepër e fort e fështirë për të vepëruom ṃbë gjuhët tanë. Përse ata qi shtamponjinë kishnë të madhe fëtigë, e aqë nukë mundë qëllonjinë se faj të mos banjinë, përse përherë ṇdaj ta nukë mundë jeshë; u tue ṃbajtunë një klishë, ṃbë të dȳ anët më duhē me sheryem. E tash u jam ṇfalë gjithëve, e lutëni Tenëzonë ende për muo”.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve -
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s Zvicra është bashkuar me një partneritet të NATO-s për prokurimin e përbashkët të municioneve. Qëllimi i... -
Nivelet e ujit në rezervuarët zviceranë, më të ulëtat në 20 vjet -
Bien me 16% kërkesat për azil në Zvicër gjatë gjysmës së parë të vitit -
Nga sot bien temperaturat në Zvicër, vapës i vjen fundi -
Studim: Frangu i fortë u sjell kursime të mëdha zviceranëve që blejnë në vendet fqinje













