Futboll

Djali i Zidanes mund t’i bashkohet treshes shqiptare në Basel

Ditë më parë portieri Lucas Zidane ishte titullar për Realin, ku trajner është babai i tij, Zinedine Zidane.

Lucas është portieri i tretë i Real Madrid dhe është shumë vështirë të gjej hapësirë në skuadrën mbretërore.

Ai në edicionin e ardhshëm pritet të huazohet në Basel, ku do të ketë më shumë hapësira, përcjell albinfo.ch.

Në Basel do të gjente tre futbollistët shqiptarë Taulant Xhakën, Albian Ajetin dhe Edon Zhegrovën.

Baseli është nënkampion i Zvicrës dhe ndodhet në vendin e dytë, prapa Young Boysit.